Paneli Vlerësues ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Rezultatet u publikuan pas zhvillimit të procesit të intervistimit sot (e mërkurë), raporton “Betimi për Drejtësi“.
Rezultatet e intervistimit janë kështu: Zejnullah Gashi mori 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.5 pikë.
Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.
