LifeStyle

Ribashkim për ‘Shën Valentin’? Ish-çifti i BBVK shfaqet sërish bashkë

Pas një ndarjeje që u konsiderua përfundimtare, Leo dhe Lela duket se kanë habitur publikun me një zhvillim të papritur në marrëdhënien e tyre. Dyshja është parë sërish bashkë pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, duke ndezur spekulime për një rikthim të mundshëm të romancës.

Tetori i vitit të kaluar shënoi fundin e lidhjes së tyre, një ndarje që u komentua gjerësisht dhe që dukej se i kishte dhënë fund historisë mes tyre. Megjithatë, edhe pas ndarjes, Leo dhe Lela vazhduan të flisnin për njëri-tjetrin me respekt në daljet publike dhe intervista, një detaj që mbajti gjallë shpresën e fansave për një ribashkim.

Sipas “Prive by Liberta Spahiu”, çifti është parë bashkë në natën e të shtunës në Dyseldorf, gjatë festimeve të Ditës së Dashurisë. Një dëshmitare ka rrëfyer se momenti është kapur rastësisht, duke nxitur menjëherë reagime në rrjet.

Të Ngjashme