Bota

Rihapen gjashtë aeroportet në Francë dhe Pallati i Versajës pas alarmit për sulm terrorist

Gjashtë aeroporte franceze pezulluan për disa orë fluturimet pas alarmit për bombë. Sipas mediave vendase, autoritetet u detyruan të evakuonin të gjithë stafin dhe pasagjerët, pas paralajmërimeve se kishte lëndë plasëse në ambientet e brendshme të aeroportit, si dhe në pistat e tyre.

Por pas kontrolleve përkatëse, aeroportet në Toulouse, Lille, Nice, Nantes, Paris-Beauvais si dhe aeroporti Lyon rinisën fluturimet normalisht. Gjithashtu u hap edhe Pallati i Versajës.

Situata alarmante për sulme terroriste ne France vjen pasi kryeministrja e vendit vendosi javën e shkuar 7 mije trupa ushtarak ne gatishmëri të lartë pas vrasjes së një mësuesi në Arras.



/tiranapost