Një nga shtigjet më ikonike dhe romantike në botë “Via dell’Amore” në Itali (“Rruga e Dashurisë”) do të rihapet të shtunën, më 27 korrik, pas një rinovimi të gjatë dhe një investimi të përgjithshëm prej më shumë se 24 milionë dollarë, tha Ministria Italiane e Turizmit.
Rruga panoramike është e gjatë rreth 900 metra me pamje nga deti dhe ndodhet midis komunave të Riomaggiore dhe Manarola në rajonin verior të Ligurias, në zemër të parajsës natyrore të Cinque Terre, e cila u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1997.
Shtegu ishte mbyllur që nga shtatori 2012 pas një rrëshqitjeje dheu që plagosi katër turistë australianë.
Nga 27 korriku deri më 8 gusht, shtegu do të jetë i hapur ekskluzivisht për banorët e Cinque Terre si dhe për Levanto, La Spezia dhe ish-banorë dhe pronarë të shtëpive në Bashkinë Riomaggiore.
Duke filluar nga data 9 gusht, shtegu do të jetë i aksesueshëm edhe për turistët. Vizitorët do të duhet të rezervojnë dhe të paguajnë një tarifë prej 10 euro. Guidat do të jenë të pranishëm gjatë vizitave.
/rtsh.al/