Kryeqyteti i Irlandës së Veriut, Belfast, ka rikrijuar Titanikun, jo mbi ujë, por në qiell. Një flotilje prej 950 dronësh u përdorwn për të formuar siluetën e famshme të anijes në port, duke shënuar fillimin e fushatës “Made Of Here” të BBC-së.
E frymëzuar nga seriali “Titanic Sinks Tonight”, i prodhuar nga Stellify Media, ky instalacion ajror ka për qëllim të festojë qytetet dhe komunitetet që kanë inspiruar shumë nga programet më të njohura të BBC-së. Projekti u realizua nga ekipi krijues i BBC-së në Irlandën e Veriut, dhe pamjet do të ndahen edhe në mediat sociale dhe YouTube.
Simon Young, kreu i BBC Factual Commissioning, e përshkroi këtë projekt si një mënyrë të përshtatshme për të rikujtuar një nga anijet më të famshme në histori dhe për të treguar fuqinë e rrëfimit të BBC-së në komunitetet lokale.
/rtsh.al/