ShowBizzz

Rikthehet debati/ Ronaldo dhe Paloma përplasen live: I ndërrojmë gjokset, të jap timin, më jep tëndin

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma, debatoi ashpër me Ronaldo Sharkën, pas akuzave që ky i fundit i bëri. Gjatë diskutimeve në “Më Lër Të Flas”, Ronaldo kërkoi që Paloma të pranojë publikisht që ka bërë ndërhyrje estetike. Pavarësisht pretendimit të gazetarit, ajo e kundërshtoi vazhdimisht një gjë të tillë.

Paloma: Nuk kam bërë absolutisht asgjë. Unë kujdesem shumë për shëndetin, bëj palestër.

Ronaldo Sharka: Po të duash i bëjmë një ndërrim gjokseve, të jap unë timin më jep ti tëndin.

Ronaldo Sharka: Unë jam fans i njerëzve ta jetojnë jetën siç duan. Nuk janë të detyruar të japin llogari për jetën që bëjnë. Do të isha shumë i lumtur që të dalë të thotë po unë kam bërë ndërhyrje.

Paloma: Po ta them publikisht, çfarë do më shumë se kaq.

Ronaldo Sharka: Po jo sepse botoksi nuk është ndërhyrje.

Paloma: Ti po më thua që unë kam bërë operacione plastike. Më merr një kirurg, zgjidhe vetë. Të lutem shumë më merr një doktor për të verifikuar atë që thua.

Ronaldo Sharka: Po se nuk kam punë tjetër unë, të gjej edhe një doktor.