Pas disa javëve larg rrjetet sociale dhe pas shtrimit në spital siç raportuan mediat, këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në Instagram. Përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.
Ndërkohë nuk ka lënë pa përshëndetur miqtë, që janë interesuar për të gjatë kësaj kohe.
“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë. Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video ku shfaqej me vajzën.