ShowBizzz

Rikthehet fuqishëm Enca, bën namin kënga e re

Enca është rikthyer më në fund në muzikë ku i ka munguar publikut prej një viti. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Albanian”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Kënga vjen me videoklip dhe sigurisht përmban motive shqiptare që nga veshja e deri te flokët e Encës me shqiponjë. Melodia e këngës është nga vetë Enca dhe teksti gjithashtu nga ajo dhe Muma.

Kënga pak minuta pas publikimit ka arritur mijëra shikime duke bërë namin edhe me komente. Po ju lëmë ta ndiqni në vazhdim.