LifeStyle

Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Jeleku triko, një prej trendëve më të njohura të viteve 90-ta, ka bërë një rikthim të fuqishëm këtë vit, duke u bërë pjesë e garderobës së shumë yjeve dhe influencuerëve global.

Ky aksesor i thjeshtë, por elegant, ka fituar popullaritetin e tij falë komoditetit dhe mundësisë për t’u kombinuar me një mori stilesh të ndryshme.

Në vitet 90-ta, jeleku triko ishte simbol i stilit të pasur dhe të thjeshtë, një artikull që mund të vishej si në ditë të zakonshme, ashtu edhe në raste më formale.

Por, siç duket ky artikull është rikthyer sërish në modë, nga yje sikurse Sabrina Carpenter, Jennifer Lopez dhe Billie Eilish, Cara Delevigne dhe Chloë Moretz.

Ato janë pare duke e integruar jelekun triko në stilin e tyre të përditshëm, duke i dhënë një interpretim modern.