ShowBizzz

Rikthehet Zanfina, zeshkane dhe më e nxehtë se kurrë

Pas një mungese të gjatë në skenë dhe jetën publike, këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili ka surprizuar fansat me disa video të reja në TikTok.

E shfaqur me flokë të errët dhe stil elegant, Zanfina duket në super formë si gjithmonë, shkruan “Kosovarja”.

Një nga videot më të komentuara është ajo me macen e saj, ku këngëtarja bën “dami un grr”, duke marrë reagime të shumta simpatike nga ndjekësit.

Rikthim i ëmbël dhe plot energji pozitive nga artistja e dashur për publikun.



ks