ShowBizzz

Rilind Alimani flet për ndarjen nga Erdorisa: Kishim menduar edhe për martesë

Rilind Alimani ishte këtë të shtunë pjesë e emisionit “S’e Luan Topi”, të moderuar nga Erjona Rusi, ku ndau me publikun detaje nga karriera muzikore, vështirësitë e fillimit dhe jeta e tij personale.

Këngëtari pranoi se në hapat e parë në muzikë i mungonte besimi te vetja dhe se nuk ndihej i vlerësuar nga kolegët.

Të lidhura

None found

“Në fillimet e mia, vetëbesimi im ka qenë zero. Kam pasur mungesë vlerësimi nga kolegët”, rrëfeu Alimani.

Gjatë intervistës, ai foli edhe për këngën “Edhe Malet”, të cilën e lidhi me marrëdhënien e tij me ish-partneren, Erdorisën. Sipas Rilindit, kjo këngë u krijua gjatë një periudhe të rëndësishme të lidhjes së tyre.

“Kënga ‘Edhe Malet’ është fryt i një lidhjeje që ka përfunduar”, u shpreh ai.

Artisti tregoi për herë të parë publikisht edhe rreth fundit të lidhjes me Erdorsia, e cila kishte zgjatur dy vite. Ai nënvizoi se ndarja u mbyll në mënyrë paqësore dhe me respekt të ndërsjellë.

“Me shumë respekt jemi ndarë, i uroj gjithë të mirat”, tha Rilindi.

Alimani bëri të ditur se lidhja kishte qenë serioze dhe se së bashku kishin diskutuar edhe mundësinë e martesës, megjithëse në fund marrëdhënia nuk funksionoi.

“Me Erdorisën kishim plane për martesë”, rrëfeu këngëtari.

Sot, Rilind Alimani shprehet se e ka kapërcyer atë histori. Ai tha se, pavarësisht përfundimit të lidhjes, vazhdon të ruajë respekt për ish-partneren dhe për kohën që kanë kaluar bashkë.

Të Ngjashme