1
Procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt përmbylljes. Deri tani janë rinumëruar 99.18 për qind e vendvotimeve, ndërsa pritet që i gjithë procesi të përfundojë gjatë mbrëmjes së sotme.
Sipas rezultateve të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është në mesin e katër kandidatëve të VV-së që kanë pësuar diferencën më të madhe negative të votave pas rinumërimit.
Nga ky proces, Kurti ka rezultuar me 498 vota më pak.
Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbi 25 kandidatë që pas rinumërimit kanë minus vota.
Me humbjen më të madhe të votave prin Taulant Kelmendi me 921 vota më pak, i ndjekur nga Arbër Rexhaj me 623, Rea Krasniqi me 537, Albin Kurti me 498 dhe Dafina Alishani me 437 vota më pak.
Lista e disa kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 100 vota minus pas rinumërimit:
Taulant Kelmendi – 921 vota
Arbër Rexhaj – 623 vota
Rea Krasniqi – 536 vota
Albin Kurti – 498 vota
Dafina Alishani – 437 vota
Valon Hoti – 422 vota
Skender Thaqi – 414 vota
Vendenis Lahu – 387 vota
Ali Dula – 361 vota
Filiz Mustafa – 348 vota
Valon Ramadani – 341 vota
Gazmend Krasniqi – 335 vota
Arsim Berisha – 310 vota
Gramos Agusholli – 297 vota
Mytaher Haskuka – 259 vota
Artan Abrashi – 248 vota
Avni Dehari – 241 vota
Gani Krasniqi – 222 vota
Adelina Stublla – 212 vota
Agon Batusha – 209 vota
Nga KQZ është bërë e ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të shpallen nesër, duke filluar nga ora 10:00.
