BBV

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

Deri tani, ky proces është përmbyllur në 22 komuna.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga fillimi i rinumërimit të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, e deri të shtunën, më 24 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar mbi 58 për qind e vendvotimeve, konkretisht rreth 1.500 nga gjithsej 2.557 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime”, tha Elezi. /teve1.info/

Të Ngjashme