Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate deri më tani janë numëruar 80.60 për qind e votave të caktuara për rinumërim.
Përditësimi it ë dhënave të fundit nga KQZ është bërë mëngjesin e sotëm.
Më saktësisht nga 2 mijë e 557 vendvotime, komisionerët e KQZ-së rinumëruan 2 mijë e 61 prej tyre.
Kurse dje KQZ-ja deklaroi se procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 28 komuna.

