ShowBizzz

Rita Ora bën një veprim të veçantë ndaj Taynës

Kënga e Taynës “Si Ai” kësaj radhe ka përfunduar në proflin zyrtar të yllit me famë botërore, Rita Ora.

Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram një video, ku në sfond dëgjohet kënga më e Taynës, “Si Ai”, një fakt që tregon se muzika e saj ka arritur të ketë ndikim edhe në arenën ndërkombëtare.

E njohur për tekstet e guximshme dhe performancat e fuqishme në klipe, artistja nga Kosova po përforcon pozicionin e saj si një nga emrat më të kërkuar në muzikë në trojet shqiptare.

Vazhdon suksesi i këngës “Si Ai” të Taynës, artistja përfundon në Instagram-in e Rita Orës



ks