ShowBizzz

Rita Ora duket elegante në ngjyrën rozë, ndërsa vazhdon ta shijojë qëndrimin në Australi

Rita Ora veshi një kostum prej lëkure që binte në sy teksa doli në Sydney të hënën ndërsa promovonte albumin e saj të ri “You & I”.

Këngëtarja 32 vjeçe, ishte e gjitha e buzëqeshur në xhaketën e gjatë e cila ishte shtrënguar në bel me një rrip të ngjashëm dhe kishte një jakë leshi, shkruan DailyMail.

Muzikantja gjithashtu kishte veshur një palë pantallona të gjera të koordinuara me detaje me lidhëse dhe një palë sandale të trasha.

TS Poll - Loading poll ...

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” kishte veshur gjithashtu një bluzë të bardhë poshtë, ndërsa për aksesorë kishte vendosur një palë syze ngjyrë portokalli.

Ylli i muzikës pop, e cila ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, dukej në humor të mirë, teksa kishte një gjerdan të trashë dhe një palë vathë në formë rrethi.

ImageRita Ora

Rita futi sendet e saj esenciale në një çantë të zezë të markës “Miu Miu” dhe i kishte lënë flokët e saj bionde në kaçurrela të lirshme.

Ajo gjithashtu hyri në llogarinë e saj në TikTok dhe ndau me ndjekësit një video argëtuese të saj duke kërcyer në kostumin elegant.

Rita mbërriti në Sydney në fillim të këtij muaji me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç.

Çifti u martuan në verën e vitit 2022, me Ritën e cila zbuloi në një nga intervistat e fundit se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

ImageRita Ora

Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Rita dhe Taika filluan të njiheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre.