ShowBizzz

Rita Ora e ndjek ndeshjen e ragbit e shoqëruar nga tenisti serb Novak Djokovic

Këngëtarja me rrënjë nga Kosova e famë ndërkombëtare, Rita Ora, është parë afër tenistit të njohur serb, Novak Gjokoviq, në mbrëmjen e së shtunës, teksa kanë ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës në ragbi.

Në rrjete sociale kanë nisur të shpërndahen të madhe pamjet nga momenti kur kamerat kishin fokusuar Orën dhe Gjokoviqin duke shijuar ndeshjen.

Ora është e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi.

Rita Ora është ambasadore nderi e Kosovës, ndërsa Gjokoviqi njihet si nacionalist serb, që madje herën e fundit u doli në përkrahje pjesëtarëve të vrarë të grupit terrorist, që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Finalja në mes të Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut po luhet në Francë.