ShowBizzz

Rita Ora: Falë emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar, unë bëj punën e ëndrrave – nuk dua as ta imagjinoj si do të ishte ndryshe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme, “ES Magazine”.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj, ku në veçanti ka theksuar suksesin e albumit “You & I” që e nxori në shitje këtë vit dhe bashkëpunimit që realizoi me gjigantin e modës “Primark”.

Përgjatë intervistës, 33-vjeçarja ka qenë e zëshme edhe për çështjen e emigrantëve – e cila është një temë mjaft e diskutuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo edhe jeton.

“Unë duhej të luftoja shumë, edhe në shkollë, për të mos u gjykuar, të merresha seriozisht dhe të mos shihesha si dikush ndryshe nga të tjerët”, tha ajo.

“Unë kam qenë shumë e zeshme gjatë viteve për rëndësinë që të gjithëve t’u jepet një shans”, tha interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” për ES Magazine.

Është për këtë arsye ajo dëshiron që retorika negative që rrethon emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar të ndalet. “Unë nuk jam politikane, por ajo që mund të bëj është vetëm të provoj dhe të vë pak dritë aty ku duhet”, thotë Rita.

“Ka një keqkuptim të njerëzve që thjesht vijnë në këtë vend për t’u përpjekur të marrin një jetë më të mirë”.

Ajo ofron veten si një shembull i shkëlqyer i një vajze emigrante që korri sukses: “Dikush që ka përdorur arsimin e mahnitshëm dhe mundësitë që vijnë me t’u shpërngulur këtu. Për shkak të kësaj, po bëj punën e ëndrrave të mia dhe jam shumë krenare për këtë – nuk dua as të mendoj se si do të kishte qenë ndryshe”, tha Rita Ora për “ES”.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare e vizitoi vendlindjen e saj pak javë më parë, ku festoi ditëlindjen e saj të 33-të në Prishtinë.