Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Shape of Me” e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban.
Kënga është një dedikim për nënën e saj në ditëlindjen e 60-të. Më herët këngëtarja Rita Ora i ka uruar nënës Vera Orës ditëlindjen përmes një urimi emocionues në rrjetet sociale.
Ky projekt i relizuar sëbashku Keith Urban do të jetë një vlerësim për të gjitha gratë në botë. Ajo që e bën edhe më te veçantë këtë këngë është videoklipi.

