Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim mbështetës për kolegen e saj, këngëtaren Bebe Rexha.
Ajo ka shpërndarë një postim të Bebe-s në llogarinë e saj në InstaStory, duke promovuar këngën më të re të artistes, “Çike Çike”, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Bebe dhe Rita, dy artiste të dashura dhe me famë ndërkombëtare, kanë marrëdhënie shumë të mira.
Bebe Rexha së shpejti do të publikojë albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, ndërsa kënga “Çike Çike” do të përmbajë edhe disa pjesë në gjuhën shqipe, një risi nga artistja me famë globale.
Publikimi i plotë i albumit nuk pritet për disa muaj, por kënga në shqip do të dalë së shpejti
