ShowBizzz

Rita Ora: “Pa gabime, ne nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”

Rita Ora së fundmi ka pozuar për kopertinën e një reviste.

Ajo ka folur për revistën gjermane mbi karrierën dhe jetën e saj si dhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

“Nuk ka rëndësi se kush jeni apo çfarë bëni – ne të gjithë e gjykojmë veten shumë ashpër kur bëjmë gabime.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se në fund të fundit ne të gjithë jemi thjesht qenie njerëzore që kemi fatin të mësojmë nga e kaluara dhe gabimet dhe të jemi në gjendje të bëjmë më mirë në të ardhmen. Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”-tha ajo.