Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi provokuese nga udhëtimi i saj i fundit në Australi, ku shfaqet me bikini minimaliste duke shijuar diellin dhe detin.
Artistja 35-vjeçare dukej në humor të shkëlqyer teksa ndau pamje nga pushimet në InstaStory, ku pozonte e buzëqeshur në pjesën e pasme të një jahti luksoz, shkruan DailyMail.
Në disa prej imazheve, ajo ekspozonte barkun e tonifikuar ndërsa sfidonte dallgët dhe zhytej në oqean, ndërsa në një tjetër fotografi mahniti me një bikini trekëndëshe ngjyrë kafe të kombinuar me një fund boho.
Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën personale, duke zbuluar se përvoja si njerkë për fëmijët e bashkëshortit të saj, regjisorin Taika Waititi, ka qenë një “hapje e madhe sysh” për të.
Pas martesës së tyre katër vite më parë, ajo u bë njerkë e vajzave të tij, Te Kāinga o te Hinekāhu, 13 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, nëntë.
Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja tregoi se miqësia e fortë ka qenë elementi kyç i marrëdhënies së tyre romantike. “Taika dhe unë në thelb jemi thjesht shokë të ngushtë dhe donim të jetonim gjithmonë në atë frymë”, është shprehur ajo.
Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, pasi ishte Rita ajo që theu traditën dhe bëri propozimin. Ceremonia e tyre e thjeshtë në Los Anxhelos u konfirmua publikisht vetëm një vit më vonë, ndërsa këngëtarja ka treguar se gjithçka u organizua spontanisht dhe pa planifikim.
Artistja ka rrëfyer gjithashtu se pas viteve kur nuk kishte qenë në lidhjen e duhur gjatë të njëzetave të saj “të rrëmujshme”, marrëdhënia me Taikën iu duk “e drejtë dhe e sigurt”.
Dyshja nisën lidhjen në mars 2021 dhe e bënë publike romancën në gusht të po atij viti, ndonëse kishin qenë miq të afërt për pesë vite përpara se të bëheshin çift.
Duke folur për jetën familjare, Rita ka treguar se rolin e njerkës e sheh si të lehtë. “Është shumë e thjeshtë. Zgjohemi, stërvitemi bashkë ndërsa fëmijët vrapojnë në tapetin e vrapimit – është një aktivitet familjar”, tha ajo, duke shtuar se kjo përvojë e ka bërë të kuptojë se jeta ka shumë më tepër sesa shqetësimet e momentit.
Regjisori ndan dy vajzat me ish-bashkëshorten e tij, Chelsea Winstanley, nga e cila u nda në vitin 2018 pas shtatë vitesh martesë.
