Rita Ora është vënë sërish në qendër të kritikave në media dhe rrjete sociale dhe arsyeja është se ngatërroi origjinën e burrit të saj Taika Waititi.
Gjatë spektaklit The Voice of Australlia, këngëtarja Rita Ora, tha se bashkëshorti i saj, regjisori i njohur maori, kishte prejardhje “gjysmë samoane”.
Deklarata u ngrit kur kolegu i saj, Jason Derulo pyeti konkurrentin Marley Sola nga Christchurch për sfondin e tij muzikor.
Sola përmendi rrënjët e tij në Kishën Adventiste të Ditës së Shtatë Samoane dhe u identifikua si pjesërisht-samoane. Derulo tregoi se ai ndjeu një lidhje me Solën për shkak të “tatuazheve samoane” dhe rojes së tij të sigurisë samoane.
E duke dashur që edhe ajo të kishte një lidhje me këtë konkurrent të cilin donte ta bënte pjesë të skuadrës së saj, Ora ndërhyri duke : “Jam e martuar me gjysmë burri samoan, kështu që…”
Ora dhe Waititi e bënë publike martesën e tyre në janar, pas spekulimeve për një ceremoni private martesore gushtin e kaluar. Dyshja thuhet se ka qenë së bashku që në muajt e parë të vitit 2021.
Vetë Waititi e ka vënë gjithnjë në dukje origjinën Maori të babait të tij dhe prejardhjen “pak me prejardhje franceze kanadeze”, ndërsa nëna e tij rrjedh nga linjat hebreje ruse, irlandeze dhe të tjera Pākehā. Ai gjithashtu është etiketuar më parë si një “çifut polinezian”.
Vetëm tre ditë më herët këngëtarja me origjinë shqiptare, “u kryqëzua me komente” për shkak se gjatë koncertit të saj në Hugari, mbajti në skenë një flamur serb, për të cilin tha më vonë se nuk e kishte kuptuar që nuk ishte i Hungarisë kur e mori nga fansi i saj.
Për këtë ngjarje ajo u kritikua edhe nga Vera Ora, nëna e saj, e cila i tha këngëtares se duhet të tregohet më e kujdesshme. Rita, M’fal të kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo në një story në Instagram./Euronews.al