
Rita Ora ka shkaktuar sërish polemika. Ora është fotografuar e ulur përkrah tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe në fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.
Komentuesit janë shprehur të zhgënjyer nga Rita dhe kritikat kanë qenë të shumta në rrjete sociale.
Tenisti Djokoviç njihet për qëndrimet publike kundër Kosovës.
Kujtojmë që Rita Ora mori kritika të mëdha edhe pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë. Këngëtarja tha se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që u hodh në skenë nga një fans.