ShowBizzz

Rita Ora shijon jahtin në Ibiza, fotografohet me Taikan

Rita Ora ka shijuar një ditë relaksi në Ibiza, ku u fotografua në jaht së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Çifti, i martuar që prej vitit 2022, dukej shumë i afërt teksa kalonte kohë nën rrezet e diellit.

Këngëtarja 35-vjeçare tërhoqi vëmendjen me bikini të zeza pa rripa, të kombinuara me një shami të kuqe në flokët biondë dhe disa varëse ari, shkruan DailyMail.

Gjatë qëndrimit në jaht, Rita u pa duke shijuar edhe një pushim cigaresh pranë bashkëshortit të saj.

Ndërkohë, Waititi kishte zgjedhur një palë pantallona të shkurtra të zeza, kapele dhe syze dielli. Çifti mbërriti në jaht së bashku me miqtë dhe më pas u freskuan duke u zhytur në det.

Të Ngjashme