ShowBizzz

Ritës i lëshohet kënga e Duas, ky është reagimi i saj

Rita Ora ka qenë së fundmi e ftuar në një emision televiziv francez.

Në të, pjesë e intervistës në panel kanë qenë edhe lojëra për të qëlluar këngë të caktuara.

Moneytizer Paragrafi 2

Ajo është përballur me një këngë të Dua Lipës. E para që e tha që artistja në këngë është Dua Lipa ishte pikërisht Rita, vetëm pas disa sekondash nga momenti kur ‘Houdini’ u lëshua në transmetim.

Raporti i tyre ndër vite është përfolur shumë në media dhe jo vetëm.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo, marrë shkas nga rivaliteti i heshtur i dy vajzave kosovare që ngjitën majet në nivel global por në këtë rast, Rita është treguar pa komplekse, ndonëse një pjesë e komentuesve janë të bindur se ajo ‘priti pak sekonda për të thënë emrin, përkundër se e dinte me të parën’.

Artikull i sponzorizuar



ks