Lajme

Rithemelimi mbledh Kryesinë pa Berishën, flet Noka:Do përgjigjemi me mosbindje civile

Rithemelimi ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e Partisë Demokratike. Kjo shënon dhe mbledhjen e parë të Kryesisë pa praninë fizike të Sali Berishës.

Mbledhja ka filluar në orën 13:00, dhe është e para mbledhje që pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Berisha sot është i burgosur politik. Rama çeli siparin e një neodikature. Do që të zhdukë opozitën. Në këtë situatë të imponuar, çdo demokrat, dhe çdo drejtues i PD duhet dhe do të hidhet në betejë. Ne duhet të marrim me shpejtësi kthesën dhe t’i përgjigjemi Ramës. Për këtë nuk do të ketë asnjë hezitim.”– tha Noka.

Prej 30 dhejtorit, një ditë para ndërrimit të viteve Sali Berisha është zyrtarisht në “arrest shtëpiak” pasi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo