1
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.
Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, në rast se delegatët do ta miratonin dorëheqjen e Abdixhikut.
E kur kanë kaluar katër ditë pas rizgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Hoti.
Ai ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta simbol i kësaj partie.
