29
Për 4 persona:
·2 qepë,
·4 lugë gjelle vaj ulliri,
·200 g oriz i rrumbullakët,
·200g kungull i verdhë,
·1 thelb hudhër,
·500 g spinaq,
·500 ml lëng perimesh,
·4 qepë të njoma, pak zaferano,
·kripë,
·piper,
·arrë muskat,
·20g fara kungulli,
·30g Parmigiano.
Përgatitja:
Pastrojmë qepët dhe i grijmë në kubikë të vegjël. Në një tigan skuqim gjysmën e sasisë së qepës për 1 minutë dhe pastaj shtojmë orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Qërojmë kungullin dhe e presim në kubikë. Pastrojmë hudhrat, spinaqin dhe qepët e njoma. Vëmë të skuqet pjesa tjetër e qepës, shtojmë hudhrën e grirë hollë, copat e kungullit, zaferanon, kripë e piper dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
Në një tigan tjetër hedhim farat e kungullit dhe i pjekim për pak minuta. Hedhim një lugë vaj dhe shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin.
I skuqim së bashku për disa minuta deri sa të thithin të gjithë lëngun. Përziejmë orizin me kungullin dhe përzierjen e spinaqit dhe e spërkasim me djathë Parmigiano të grirë imët.
ks