FermaVIPShowBizzz

Robert Berisha lë “Fermën Vip”, rritet presioni i garës tek konkurrentët

Një stuhi pas qetësisë në fermën VIP. Kështu mbërriti nata e gjashtë e spektaklit, përmes ekranit të Vizion Plus.

Pas telefonatës me vajzën Rene, Robert Berisha vendosi të largohet nga gara me vullnetin e tij. Kjo ishte një kthesë e paparashikuar e lojës edhe për vetë fermerët.

Sakaq, gara vijon. Por këtë herë agai vendosi të rikthejë përballjen në grupe duke caktuar fermerët më të rinj për zgjedhjen e anëtarëve të secilës skuadër.

Sfida e së hënës mbrëma i vuri flakën shpirtit të garës e cila përfundoi me fitoren e grupit të kuq.
7 anëtarë nga secili ekip, me përjashtim të Egzonit dhe Artemisës, kishin secili një rol specifik për të plotësuar një proces që do të përfundonte me ndezjen e pishtarit. Për pasojë, skuadra humbëse, deri të premten do të jetë në televotim, përmes të cilit, publiku do të zgjedhë më të preferuarin.

Dy personazhet VIP më pak të votuar do të përballen kokë më kokë për eliminimin e radhës.
Sakaq, Florjan Agalliu do të vazhdojë statusin e kryefermerit në një mandat të dytë pasi puna e tij në krye të fermës u vlerësua tejet e suksesshme jo vetëm nga agai, por edhe konkurrentët.

Ndërkohë, Albano Bogdo dhe Dijonis Biba janë dënuar për shkelje të rregullores .Ata do të jetojnë në shtëpinë e fakirit, në kushte minimale mirëqenieje deri në një urdhër të dytë. Ndërsa aksioni në fermë ka nisur ende pa lindur dielli dhe kjo javë, deri në prime-n e së premtes, premton shumë.

Për të mos humbur asnjë moment nga Ferma VIP, ju mund të ndiqni personazhet tuaj të preferuar në dy kanalet e dedikuar të platformës Tring. Gjithashtu votoni të preferuarin duke dërguar 1 deri në 5 mesazhe në numrat përkatës për secilin shtet./vizionplus.tv/