Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e tij të hapur dhe raportet e sinqerta me publikun. Ai ka treguar vazhdimisht se ruan marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten Nora Istrefi.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi me të bijën, Rene, ku të dy duken të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan “Kosovarja”.
Imazhi është realizuar në një ambient që duket të jetë prapaskenë e një eventi shkollor.
Prania e tij në këtë aktivitet tregon përkushtimin si prind dhe mbështetjen që i jep vajzës në momentet e saj të rëndësishme.

