Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Marigona Krasniqi, po kalojnë disa ditë në Paris. Çifti ka ndarë imazhe nga qëndrimi i tyre në kryeqytetin francez, shkruan “Kosovarja”.
Boksieri dhe modelja, të martuar prej disa vitesh, janë prindër dhe shpesh publikojnë momente nga jeta e tyre e përditshme.
Edhe këtë herë, ata janë shfaqur të afërt dhe në harmoni me njëri-tjetrin.
Fotografitë e publikuara i tregojnë duke shijuar atmosferën romantike të Parisit, ndërsa duken të lumtur dhe të qetë gjatë këtij udhëtimi.

