1
Sot është një ditë e veçantë për familjen e Shpat Kasapit. Djali i tij, Roeli, feston 4-vjetorin e lindjes, ndërsa urimi i Selvisijes, ka prekur thellë rrjetet sociale.
Ajo nga zemra shkruan “Gezuar ditëlindjen jeta ime!
Sot mbush 4 vjeç, Roel…
E unë do doja të ishte këtu babi yt.
Ta shihje me duart plot dhurata,
të të merrte në krahë fort
e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.
Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij,
dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.
Por biri im, mami është këtu.
Për të të dashur dyfish,
për të të mbajtur fort.
Babi yt të do nga qielli,
dhe mami i lutet Zotit
të jetë gjithmonë krahu yt.
Të dua fort biri im,arsyja që unë frymoj❤️”
Stafi i revistës Kosovarja i dëshiron jetë të gjatë Roelit.
ks


