ShowBizzz

“Rogerti” hyn si konkurrent në “Përputhen” (Video)

Një hyrje e veçantë ka shënuar puntatën e fundit të “Përputhen”, ku konkurrenti më i ri, Jurgeni, u prezantua në studio duke e mbajtur fillimisht identitetin e tij të fshehtë.

Jurgeni hyri përpara konkurrentëve me një maskë dyngjyrëshe, gjysmë të bardhë dhe gjysmë të artë, ndërsa zbulimi i fytyrës së tij iu besua Adës. Ishte pikërisht ajo që iu afrua dhe ia hoqi maskën, duke prezantuar kështu konkurrentin e ri përballë pjesës tjetër të kastit.

Por për ndjekësit e formateve televizive, maska mund të duket mjaft familjare.

Një maskë thuajse identike ishte përdorur më herët edhe nga Rogert Sterkaj gjatë hyrjes së tij si konkurrent në “Big Brother VIP Albania”. Edhe ai u prezantua fillimisht me fytyrën të mbuluar nga maska karakteristike bardhë e artë, përpara se të zbulonte identitetin.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/09/SaveClip.App_AQM-y8ZWRBytz_1Ce1GHTplSAIFrGt-gzCu2BOOMdi2nTSv_GyoY1xHuESK1KOd-6y_WrorTPyDDakBXB_1lLc-DTtNraqUDnx-Bil4.mp4

Kështu, hyrja e Jurgenit në “Përputhen” solli pa dashje edhe një rikthim te prezantimi i Rogertit në BBVA, me të njëjtin element surprizë dhe një maskë që vizualisht është pothuajse e njëjtë.

Jurgeni është një prej konkurrentëve të prezantuar në sezonin e ri të programit, ndërsa tashmë, pas hyrjes me maskë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet rrugëtimi i tij në “Përputhen”.

Të Ngjashme