ShowBizzz

Rogerti nuk ndalet, pak para prime-t provokon Malin: Po sikur gruaja jote të jetë si babai yt, a do i ndaloje fëmijët ta takonin

Një debat i ndodhur pasditen e sotme mes banorëve Malit dhe Rogertit, gjatë të cilës përmendet familja, ka prekur banorin.

Rogerti e pyet Malin se si do të vepronte nëse gruaja e tij e ardhshme do të ishte si babai i tij, duke shtuar nëse do ndalonte fëmijët që të takohen me mamanë.

“Po sikur mamaja e fëmiijëve të tu të jetë si babai yt? Si do veproje nuk do i lejoje ta takonin?” pyet Rogerti Malin.

Banori zgjodhi të mos përgjigjej për pyetjen e ngritur ndërsa i sugjeroi Rogertit që këshilla të tilla t’i mbajë për veten.

Gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA5”, Mali ka rrëfyer se nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me babain e tij. Madje dhe në ditën kur i ati erdhi ta takonte në formatin televiziv, banori refuzoi takimin me të.

Në rrëfimin e bërë në lidhje me marrëdhënien e tij me babain, jo pak herë, Mali është shprehur se nuk dëshiron të shprehet më shumë seç ka thënë duke nëvizuar se nuk ka fare ndjenjë për atë si prindër.

Kujtojmë se banorët që janë në nomin dhe njëri prej tyre pritet të përfudnojë rrugëtimin e tij në “BBVA5” janë Mateo dhe Stenaldo. Të dy banorët kanë qenë goxha të preferuar nga publiku, Mateo për strategjinë e lojës dhe romancën e tij me Brikenën, ndërsa Stenaldo për oratorinë, sinqeritetin dhe sjelljen e tij.

Se cili nga dyshja pritet të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format televiz, këtë do e zbulojmë sonte.

Të Ngjashme