Një përplasje verbale është regjistruar gjatë emisionit “Radar”, ku Rogert Sterkaj është bërë pjesë e transmetimit përmes një telefonate me gazetarin Elton Tozaj.
Gjatë bisedës, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” iu drejtua gazetarit me tone të ashpra, duke i kërkuar adresën e zyrës dhe duke thënë se dëshironte të përballej me të personalisht.
“Ku je ti që merresh me femra dhe s’merresh me burra? Unë s’merrem me asgjë këtu në telefon. Më thuaj ku e ke zyrën, të vij te zyra dhe s’kam nevojë me të ardh me 15 veta si ai tjetri, të vij vetëm. Vij tek pull dhe ballafaqohemi”, u shpreh Sterkaj gjatë telefonatës.
Nga ana tjetër, Tozaj u përpoq ta orientonte bisedën drejt një takimi dhe sqarimi ballë për ballë.
Gazetari i tha se Rogerti duhej ta njihte nga afër përpara se të krijonte një përshtypje për karakterin e tij apo ta çonte komunikimin drejt kërcënimeve.
