LifeStyle

Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj tre finalistëve: Njeriu më fals…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u vendosën tre kuti emergjence. Brenda secilës kuti fshihet një benefit ose sfidë.

Njërën prej tyre e ka thyer Rogerti sapo u zgjua mëngjesin e kësaj të diele. Madje edhe 3 finalistët e tjerë i ka zgjuar me zhurmë, duke u thënë: “Hajdeni peshqit e mi, hajdeni te peshkaqeni. Keni ardhë për gjumë, jo për të luajtur lojën. Hajdeni se skam la dhëmbët e as fytyrën, dukem keq para publikut. Njëri nga ju do të dalë i dyti, i treti, i katërti”.
Më pas ai iu drejtua vetëm Mirit, i cili nuk shkoi menjëherë në living ku do të lexonte Rogerti zarfin: “Hajde lojtari më i dobët, ke me ngelë i katërt, hajde Miri, hajde shpejt. Njeriu më fals”.

Sipas Rogertit, në zarf ishte e shkruar që t’u thoshte nga 5 komplimenta secilit prej banorëve. Ai e nisi me Mirin duke i thënë se është ‘gentelman, është veshur me të zeza, ka këpucë shumë të bukura, flet bukur tiransen”.
Teksa ai po bënte këto komplimente, Mateo nuk e besoi dhe u largua nga aty. Më pas, Rogerti nisi të bënte komplimentet për Selin, e cila gjithashtu nuk e besoi se në zarf ka të shkruar atë që tha ai.

Të Ngjashme