Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.
Ai ka thënë se Kosova është një mike dhe partner i besueshëm.
Këtë e ka thënë në një postim në X ku ka shpërndarë postimin e presidentes Osmani që ka njoftuar për takimin e zhvilluar me ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, ka shkruar Rohde.
Në takim me ministren gjermane , Osmani ka vlerësuar ndihmën e Gjermanisë duke e vlerësuar si partnerë strategjik.
Our close partnership will continue to evolve and Germany 🇩🇪 will continue to stand by Kosovo 🇽🇰 as a reliabe, steadfast and honest friend and partner!
🇩🇪🤝🏽🇽🇰 https://t.co/7yISTA4RGa— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 1, 2024