Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë ngritur dyshime se mes Juelës dhe Rogertit ka një pëlqim.
Në klipin që u ndoq gjatë Prime-t, Juela u dëgjua duke ënthë: “Po të mos ishe i martuar, e di çdo të të bëja?”, ose “Unë për ty kam paguar një çmim shumë të madh”. Këto deklarata nxitën debate në shtëpi.
Juela: Unë do të shpjegoj si ka lindur ortakëria në lojë mes meje dhe Rogertit. Unë e shoh si një vëlla të madh në këtë lojë. Nuk ka asnjë kimi që shkon përtej mendimeve që shkojnë në lojë. Unë jam një person shumë i dashur. Nuk kam asnjë ndjenjë për Rogertin.
Selin: Je një vajzë pa identitet. Si ndihesh kur akuzon një vajzë tjetër. E di që ke shitur fytyrën tënde në këtë lojë?
Juela: Kur më ka thënë: ‘Po të mos isha i martuar, unë me ty Juela do të tentoja’, unë i kam thënë: ‘Shyqyr që je i martuar’.
Rogerti: Nëse është një histori që ta krijojnë të tjerët, bjeri fortë dhe luaje. Unë si Rogert, nëse s’do isha i martuar, Juela do ishte në tipin tim.
Selin: Janë një mashkull, një femër, gjini të ndryshe, të degjeneruar të dy. S’kam shkuar kurrë të them që Juela përfiton nga loja e meshkujve. Unë u akuzova që Mirit i fërkoj kokën te kofshët e mia.
Gimbo: Ky burri i martuar që duhet t’i vijë turp dhe ajo vajza që e di që ky është i martuar dhe më shumë turp për atë. Si nuk kanë pëlqim… Juela ka ndërruar katër karaktere të ndryshme për dy muaj. Vajzë e fortë shqiptare nuk është ajo që qëndron ashtu.
