Erjola dhe Romeo janë përfshirë në një situatë jo të këndshme me njëri-tjetrin, dhe kanë pasur debat të fortë.
Gjithçka ka nisur pasi ata kanë qenë tek pishina dhe Romeo i ka hedhur ujë mbi trup, gjest që ajo e ka cilësuar denigrues dhe seksist. Ajo shprehet se është lënduar, teksa Romeo ka këmbëngulur se qëllimi i tij nuk ka qenë për ta ulur Erjolën.
Erjola: Është e vështirë kjo situatë të flas. Reagova në mënyrë imediate. Pashë banorë që qeshën, ky më kërkoi falje. Nuk rrija dot më aty dhe dola nga pishina. Pastaj e pashë që po fliste me Romeon dhe i thashë limito veprimet e tua me mua. Ajo që më vrau më shumë është fakti që unë ika në banjo, ndenja aty sepse nuk doja që të më shihte askush. Nga Romeo kur shkoj tek krevati, dëgjoj përdore situatën. Unë i kisha thënë dhe në fillim mos, përveç reagimit. Më herët Juli më ka hedhur ujë tek flokët, isha me bluzë normale. Sot ishe me bikini anash pishinës sepse nuk di not.
Juli: Unë e kam parë situatën, ishte e papritur. Ai kërkoi ndjesë edhe kur ishte me mua. Mendova që kjo gjëja u mbyll. Unë pastaj kuptova që ajo ishte në banjo prej disa minutash. Nga aty e nxorra unë. I premtova që nuk do vinte njeri aty ta komentonte. Erjola nuk donte ta bënte çështje fare. Nuk është e vërtetë që ajo po e përdorte. Ajo nuk donte të fliste fare për këtë.
Romeo: Po fakti që të rish një orë në banjo do të të vinë njerëzit.
Erjola: Si do reagoje po t’ia bënte dikush Heidit?
Rike: Unë nuk kam dyshime që ai e ka bërë me qëllim, por ai i dha prioritet debatit me Julin për lojën dhe jo diksutimit për këtë.
Romeo: Unë nuk e bëra me atë qëllim. Nuk ka dy standarde, ose e kam bërë me të keq, ose jo. Kaq, nuk ka diskutim.
Erjola: Këtë mund t’ia bëjë dikush dhe të dashurës tënde.
Ledion Liço: Nuk dua ta normalizoj këtë, ishte një sjellje që lëndon një njeri. Qëllimi është në kokën tënde, nuk ka rëndësi, rëndësi ka veprimi. Ndonjëherë nuk mjafton të kërkosh falje, pastaj të bërtasësh aty ‘Le ta përdorin’. Gjesti është i shëmtuar.
Romeo: Të lutem mos ma fusni seksizmin këtu. Nuk ta kam bërë me qëllim, kur njerëzit të kanë bërë komente seksiste unë kam qenë i pari që të kam qëndruar pranë. Çunat nuk e kanë parë si veprim. Unë mendova se u sqarova por pastaj më tha Roza është në tualet dhe shkova pas saj. Thashë do shqyej derën se më vinte keq që ti ishe aty. Uunë nuk bëj kurrë ato veprime seksite për ta denigruar Erjolën Kam qenë i par iqë i kam thënë je vajzë me vlera.
Roza: Dua ta komentoj me logjikë të ftohtë. Kur Erjola u sulmua me komente negative, Rome oishte i pari që reagoi. Por me logjikë lojtareje, them që e ke bërë për të marrë situatën. Po ta kishe atë frymë që të hdiimbset vajza kur ngacmohet për trupin, me komente negative, kur vajza të thotë me atë intonacion zëri, nuk më bën logjikë që ta kesh bërë pa qëllim.
Heidi: Unë e di me 1 milion përqind që qëllimi i tij nuk ishte i keq. Por unë e kam tek ajo që si ka mudnësi që ti e bën diçka men jë person që nuk e ke konfidencën, si nuk je i kujdesshëm. E di që nuk ka qëllim të keq, luan gjithmonë, kështu ka natyrën. Por duhet të jetë më i kujdesshëm me këro gjeste dhe gjëra.