
E teksa janari po afron, nëpër medie dhe rrjetet sociale po aludohen emrat e vip-ave që do të bëhen pjesë në Big Brother Vip 3. Një prej emrave më të përfolur është dhe ai i Romeo Veshajt. Mirëpo, a do të jetë vërtet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri aktori? Këtë e ka zbuluar larg e larg vëllai i tij Donaldi në një intervistë të dhënë për “E Diell”.
Donaldi ka hedhur dritë mbi planet e të vëllait dhe mund të themi që Big Borther Vip si duket nuk është në planet e aktorit për vitin 2024.
Ndërkohë, në një mesazh drejtuar të gjithë VIP-ave që u ofrohet bileta e artë për të marrë pjesë në Big Brother, Donaldi tha se nuk duhet të stepen pasi është një mundësi dhe eksperiencë unike që të vjen vetëm një herë në jetë.
Manushi: A është e vërtetë që Romeo ka bërë një kinoprovë për “5 Herë Jo” dhe nuk e ka fituar?
Donaldi: Po, po e ka bërë. Romeo ka qenë në audicion, por ai është një aktor kot dhe ne nuk e morëm… Jo se bëj shaka. Romeo është duke bërë edhe ai një projekt shumë të madh, për të cilin unë nuk kam të drejtë të flas sepse i takon atij dhe njerëzve që e prodhojnë të flasin për të.
Manushi: A ka lidhje me Top Channel ky projekt i madh?
Donaldi: Po, ka lidhje. Është një projekt i madh për të cilin do të dëgjoni në vitin 2024. Një projekt shumë interesant në të cilin ka qenë shumë i angazhuar dhe iu desh të na linte. S’do ia fal gjithë jetën, por…
Manushi: Sapo po na thonin që mos fol për këtë projekt, por ti e the dhe të gjithë shqiptarët e morën vesh.
Donaldi: Po ai e ka nxjerrë edhe në rrjetet sociale që është duke xhiruar dhe ai po xhiron vërtetë 6 ditë të javës, 10-12 orë në ditë dhe ka qenë shumë i angazhuar gati për 5-6 muaj. Ai është çdo ditë në xhirime dhe nuk kishte mundësi të merrte pjesë. Ne kemi hequr personazhe nga filmi, sepse kishim një ‘Mondi i motit’… Ai është në film, por nuk është i zhvilluar. Filmi bën fjalë për një situatë televizive dhe Mondi i motit është një personazh që jepte motin, por ishte me badigardët e vetë, me fotografët e vetë sepse mendonte që emisioni i tij ishte më i rëndësishmi. Dhe Romeo na e dogji këtë personazh, por do ta kemi mundësinë besoj që ta fusim edhe në projekte të tjera”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb