Filmi i shumëpritur, “5 herë jo”, me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj, mbajti mbrëmjen e djeshme premierën e saj të parë.
E sigurisht, si mund të mos ishte i pranishëm Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit. Ai u intervistua nga Eni teksa ishte në tapetin e kuq.
Eni: Edhe pa qenë fare në këtë film të ka dalë emri
Romeo: Mua mund të më dali emri për shumë gjëra po këtu jam vetëm për Donaldin dhe Borën kam refuzuar ta shikoj të gjithë sepse dua ta shijoj në kinema
Eni: Për cilin do të marrë më shumë malli kur të fillojë BBV3?
Romeo: Unë nuk e kam thënë që do futem në BBV3, e keni thënë ju. Nëse do futem, për familjen dhe shokët e ngushtë. Një njeri special nuk e kam.
lokimagazine