
Këngëtarja Rona Nishliu, ka kohë që nuk po shfaqet në ekran.
Nuk e shohim në intervista, por as në skenën muzikore duke sjell ndonjë projekt të ri, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja, e cila tashmë është bashkëshorte dhe nënë, duket se i është përkushtuar mjaftë familjes.
Sot, Rona e ka kujtuar tezen e saj të ndjerë.
“Dita sot mbushen 15 vjet që fytyrën engjëllore s’ta kam pa, zanin e gëzuar s’ta kam ndëgju, muhabet me ty s’kam ba, afër s’tkam pasë me u qafu e gaxhumitë. E pabesueshme Dita!
Dita sot 15 vjet, më le një zbrazëti që nuk e mbushi asnjëherë askush.
Ti Dita, inspirimi dhe dashuria ime më e madhe në jetë, u bëre dhe dhimbja ime e përjetshme.
Të dua Dita, më mungon 💔”