ShowBizzz

Ronaldo e Georgina vuajtën duke parë duelin e boksit Fury-Ngannou, reagimi i çiftit bëhet viral (Video)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina më shumë vuajtën sesa shijuan ndeshjen e boksit mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou në Arabinë Saudite.

Futbollisti dhe partnerja e tij ishin pjesë e një rrethi të ngushtë të personazheve të famshëm që ndoqën hapjen e sezonit të boksit në Riad.

Me ta ishin ndër të tjerë Eminem dhe Kanye West.

Ronaldo dukej i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen historike.

Si Fury ashtu edhe Ngannou janë miq të Ronaldos dhe tashmë ishte e vështirë të kuptohej se cilin boksier mbështeti kampioni portugez.

Në një video që u bë virale, e publikuar në Boxing në TNT Sports, Fury fitoi me pikë dhe jo pa polemika.




lokimagazine