ShowBizzz

Ronaldo i kundërpërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Për ta njohur një njeri jepi pushtet

Episodi i parë i emisionit më të ri të Kiara Titos ‘Kepi i Vipave” ka ngjallur reagime të shumta.

Një koment i ish-banorit të Big Brother VIP Albania 2 dhe tani pjesëmarrës në “Kepi i Vipave”, Ronaldo Sharka ka marr vëmendje të madhe.

Ronaldo në transmetimin e episodit të parë tha se këtë format duhej ta moderonte ai dhe jo Kiara.

ImageFoto: Instastory

Kaq ka mjaftuar që të reagonte fillimisht partneri i Kiarës dhe fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli dhe më pas vet moderatorja.

Përmes një story në Instagramin e tij ai tha se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”

Por, nuk e la me kaq, përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqenëse do mbetet pa punë.

Ndërkohë, moderatorja në një reagim në Instagram e quajti Ronaldon fansin e Luizit.

ImageFoto: Instastory

Megjithatë nuk ka munguar përgjigja e Ronaldos, i cili në një video të gjatë në Instagram ka bërë një reagim ndaj çiftit.

“Dua të sqaroj diçka se unë nuk kam sharë dhe ofenduar në asnjë moment Kiarën si individ apo si prezantuese, megjithëse mendimi im është i imi, që Kiara nuk është prezantuese për formate të tilla, Kiara mund të jetë prezantuese shumë e mirë për formate të tjera, por ky është mendimi im dhe nuk kam pse ta fsheh sepse ne nuk jetojmë më në komunizëm, e dyta nuk dua të merrem me muhabetet kalamajsh sepse zotëria në fjalë për pak ditë bën 38 vjeç, por pasi Luizi tha eja në Korçë dhe merri ato pesë mijë euro, do të pyesja pak Luizi e mban mend arsye dhe motivin kur u futa për herë të dytë në BBVA, për çfarë mi ke premtuar ato pesë mijë euro, a të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që ke bërë sot, a nuk ndihesh pak në faj për këtë Luiz, po ta kujtoj unë pra, për humbjen e tim atë”, ka thënë Ronaldo.

Tutje, Sharka e quajti Luizin mosmirënjohës dhe se po tenton të krijojë armiq imagjinar dhe anti-heronj që vet të duket hero në sy të publikut.