Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Lulishtja” në Gjilan, ku sipas policisë të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, duke përdorur edhe mjete të mprehta – thika.
Si pasojë e përleshjes, të shtatë personat kanë pësuar lëndime trupore.
Pas pranimit të ndihmës mjekësore, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, nga Spitali i Gjilanit janë transportuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
