Lajme

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, Policia jep detaje

Dy mësimdhënës të gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj janë përfshirë në një përleshje fizike të enjten, më 29.01.2026, gjatë pushimit të gjatë në sy të nxënësve dhe drejtoreshës së shkollës.

Për rastin e përleshjes së mësimdhënësve, një nxënës e kishte njoftuar Policinë Rajonale të Ferizajt.

“Më datë 29.01.2026, rreth orës 11:15, policia ka pranuar një informacion se në një shkollë të mesme në Ferizaj, dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike”- ka konfirmuar më 30.01.2026 për Tëvë1zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25 në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë. Situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës”- ka shtuar ai.

Të Ngjashme