Lajme

Rrahje në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit dërgohet në repartin e neuropsikiatrisë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se janë rrahur mes vete, ku njëri nga ta është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor.

Të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa motivet që çuan në përleshje nuk dihen.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 05.10.2024 – 09:10. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar kosovar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.