Lajme

Rrahu motrën e tij, arrestohet burri në Gjakovë

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.



ks