2
Kristiano Ronaldo foli hapur në një intervistë me Piers Morgan, duke folur për disa nga momentet më intime dhe përcaktuese të jetës së tij, që nga humbja e njërit prej fëmijëve të tij deri te propozimi i tij i fundit për martesë me Xheorxhina Rodrigezin.
892Portugezi kujtoi episodin e dhimbshëm në vitin 2022, kur ai dhe Xheorxhina prisnin binjakë, vajza e tyre Bella lindi e shëndetshme, ndërsa vëllai i saj binjak fatkeqësisht vdiq.
“Gjatë asaj kohe, ndoshta e forcuam edhe më shumë lidhjen tonë. Ishte një kohë shumë e vështirë, por më mësoi shumë. E pashë jetën nga një perspektivë tjetër. Vajza ime është mbretëresha e familjes dhe e mbush shtëpinë me lumturi”, tha Ronaldo.
Shumë vëmendje iu kushtua rolit themelor të Xheorxhinës në jetën e tij dhe të fëmijëve: “Xhio është unike. Ajo kujdeset për mua, familjen, shtëpinë… është shumë punëtore. Ajo më kupton dhe më mbështet, dhe kjo është ajo që kërkoj në jetë. Ne jemi një familje e bekuar dhe jam krenar për këtë.”
ks


